78 të vdekur në komunikacion për nëntë muaj, mijëra të lënduar

78 të vdekur në komunikacion për nëntë muaj, mijëra të lënduar

Për sigurinë në komunikacion, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentet në trafik që kanë ndodhur në nëntë mujorin e parë të këtij viti, janar – shtator 2022.

Përmës një përgjigje nga Policia thuhet se kanë ndodhur 69 aksidente fatale, me çrast 78 qytetarë kanë humbur jetën.

“Në periudhën janar-shtator 2022 në Kosovë kanë ndodhur 69 aksidente fatale me 78 persona të vdekur”, ka konfirmuar policia.

Megjithatë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021 kemi 12 vdekje më pak në komunikacion.

“Në vitin 2021 në periudhën e njëjtë kohore, si pasojë e aksidenteve kanë vdekur 90 persona. Apo 12 viktima më shumë sesa këtë vit”, bëhet e ditur në statistikat e policisë.

Ndryshe, edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka kërkuar të hiqet kufizimi për importin e veturave më të vjetra se 10 vite.

“Ne duhet të garantojmë siguri më të madhe në komunikacion, duke e hequr kufizimin për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet”, ka thënë ai.

LEXO EDHE: Siguria në komunikacion, Lushtaku kërkon të hiqet kufizimi për importin e veturave më të vjetra se 10 vite

Ndryshe, në muajin tetor është njoftuar për një numër të madh vdekjesh në komunikacion.

Këtë javë në një aksident të rëndë trafiku vdiq një çift nga Drenasi, dy çiklistë vdiqën gjatë ditës së djeshme në komunikacion, njëri rast ndodhi në rrugën Prishtinë-Merdare e tjetri në Prizren.

Jetën në një aksident trafiku në Hajvali të Prishtinës, e humbi edhe një 34-vjeçar.

Një tjetër kombësor u shkel për vdekje në rrugën Prishtinë-Mitrovicë dhe po në këtë rrugë në fillim të tetorit u godit për vdekje edhe një grua.

Related Articles