Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Pablo Mari është therur me thikë në një qendër tregtare në Milano.
Këtë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano. Mari është një prej gjashtë personave të therur. Autor raportohet se është një person me probleme mentale.
Mari aktualisht është në spital. Mari është spanjoll, ndërsa aktualisht është i huazuar te Monza nga Arsenali.