Ilir Daja flet pas humbjes ndaj Slavia Pragës

Ilir Daja flet pas humbjes ndaj Slavia Pragës

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka vlerësuar kampanjën në Ligën e Konferencës.

Ai ka thënë se vetëm lojtarët e Ballkanit mund të luajnë me një skuadër si Slavia, marrë për bazë telashet që i kishin.

“Asgjë nuk ishte jashtë planit, sepse të luash me një ekip goxha të fortë si Slavia e Pragës vetëm këta djem mund ta bëjnë. Me gjithë këtë ngarkesë që e kemi dhe me numër të kufizuar të lojtarësh mendoj që e gjithë merita i shkon djemve. Pa sakrificën e tyre nuk do të kishim këto paraqitje. Përballë kishim një ekip shumë të fortë, goxha të mira”, ka thënë Daja. Ai ka treguar se Ballkanit i kanë munguar disa lojtarë, ndërsa disa janë kthyer nga lëndimet. Ka krahasuar forcën financiare të Slavias me atë të Ballkanit, që është shumë herët më e madhe. “Është sakrificë (e lojtarëve) që e bëjnë për Ballkanin, për Suharekën dhe për Kosovën”, ka theksuar Daja.

Related Articles