Klubi gjerman, Werder Bremen ka shkarkuar trajnerin, Florian Kohfeldt.
Pas humbjes 2-0 në xhiron e parafundit të Bundesligës nga FC Augsburg, SV Werder Bremen njoftoi se e ka larguar trajnerin Kohfeldt me efekt të menjëhershëm.
“Ne jemi akoma të bindur që Florian Kohfeldt është një trajner i shkëlqyeshëm, por kemi rënë dakord të bëjmë një ndryshim tjetër në mënyrë që të arrijmë përsëri rënien. Ne falënderojmë Florian për gjithçka që ai ka bërë për Werder dhe i urojmë të gjitha të mirat”, tha Frank Baumann, drejtori menaxhues i futbollit në Werder Bremen.
Trajner i përkohshëm i Rashicës me shokë deri në fund të sezonit do të jetë Thomas Schaaf