Limaj: Me Ukshin Hotin mburrën shqiptarët, nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të tij

Limaj: Me Ukshin Hotin mburrën shqiptarët, nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 22 vjetorin e zhdukjes së veprimtarit të shquar shqiptar, Ukshin Hoti, kërkuar nga organet e drejtësisë zbardhjen e këtij rasti, shkruan Gazeta “Enigma”.

Limaj shkruan se kaç shumë vite kanë kaluar nga ajo ditë, familja dhe shteti i tij ende dinë asgjë për fatin e tij. “Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë”, ka shkruar ndër të tjera ai.

LEXO EDHE: Haradinaj kujton Ukshin Hotin: Nuk duhet të ndalemi së kërkuari drejtësi

Postimi i plotë:

Sot bëhen 22 vite që në rrethana ende të pa ndriçuara është zhdukur veprimtari i madh, Ukshin Hoti. Kaç shumë vite kanë kaluar nga ajo ditë, ende familja dhe shteti i tij nuk dinë gjë për fatin e tij. Ukshin Hoti ishte dhe mbetet ndër vizionarët e mendimtarët më të mëdhenj të kombit tonë. Ai kishte specializuar në “Hardvard” të SHBA-së për shkencat politike, publicist i shquar, profesor e filozof, por mbi të gjitha atdhetar dhe veprimtar i madh çështjes kombëtare gjatë viteve 1981-1999.

Me veprat e tij ai ka frymëzuar breza të tërë në rrugën tonë për liri e pavarësi dhe me të drejtë konsiderohet si ikonë e të drejtave dhe lirive shqiptare ngaqë ka punuar me shumë përkushtimin për arritjen e tyre. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari zbardhjen e fatit të Ukshin Hotit, këtij intelektuali të përmasave botërore me të cilin mburren gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë e veprojnë.

Related Articles