Analisti politik gjerman dhe njohësi i Ballkanit, Bodo Weber, tha se nga deklaratat e zyrtarëve amerikanë shihet se janë pak të zhgënjyer që Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin, por jo në drejtimin në të cilin ata dhe BE-ja ka propozuar që vendimi për riregjistrim të shtyhet për dhjetë muaj, raportojnë mediat.
Weber tha se vendimet e tilla të njëanshme të Kosovës nuk janë në frymën e dialogut dhe tha se për momentin duket se qeveria e Kosovës është e gatshme të reagojë ndaj presioneve, por jo ende në kuptimin që kërkonin Brukseli dhe Uashingtoni.
“Në këtë moment duket se si në vendimet e mëparshme të njëanshme të Qeverisë së Kosovës, duhet theksuar se ato janë brenda shkronjës së Marrëveshjes së Brukselit dhe marrëveshjes nga dialogu politik, por nuk janë në frymë të dialogut, gjegjësisht vendimeve të përbashkëta, jo lëvizjeve të njëanshme”.
”Kemi parë se vendimet e mëparshme jo vetëm në bazë të presionit të madh dhe kërcënues për trazira në veri të Kosovës, vetëm atëherë të tërhiqen, kështu që në këtë moment duket se Qeveria e Kosova është pjesërisht e gatshme të reagojë ndaj presionit, por jo ende në këtë kuptim në të cilin po kërkonin Brukseli dhe Uashingtoni”, tha Weber.