Derisa konflikti midis Izraelit dhe Hamasit është përshkallëzuar ditëve të fundit, gjatë ditës së diel, kanë reaguar edhe nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Derisa shtete të ndryshme kanë kritikuar Izraelin për konfliktin me palestinezët, nga Qeveria e Kosovës, rrjedhimisht nga Ministria e Punëve të Jashtme i kanë dal në mbrojtje Izraelit.
Nga kjo ministri përmes një postimi në “Twitter” kanë thënë se si çdo shtet edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2 mijë raketave të qëlluara mbi civilët nga Hamasi.
“Si çdo shtet # Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie./Gazeta Enigma.
As every state #Israel has the right and the obligation to defend its people against 2000+ rockets fired at civilians only by Hamas, who is holding Palestinian civilians hostage in its war. We mourn all victims. We urge for refrain, stop of violence & seeking peaceful solutions.— MFA Kosovo ???????? (@MFAKOSOVO) May 16, 2021