Pritjes prej tetë vitesh si duket po i vije fundi dhe Prishtina do të jetë kampion i ri në Superligën e Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti kosovar dy xhiro para fundit të kampionatit i nevojitet vetëm një pikë për ta siguruar matematikisht titullin.
Djelmoshat e Zekirija Ramadanit luajnë në udhëtim te Gjilani që janë pa objektiva pasi kanë siguruar moti kohë mbijetesën dhe nuk kanë gjasa për Evropë.
Vendasit synojnë që t’ia shtyjnë festën mysafirëve, derisa prishtinasit kërkojnë së paku një pikë për tu shpallur kampion.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Koliqi ; Rapa, Çyrbja, Hila, Busiç, Hajdari, Dallku, Sorsa, Useini, Musolli, Progni.
Prishtina: Nika; Krasniqi, Mici, Dellova, Boshnjaku, Kryeziu, E. Krasniqi, Zyba, Abazi, Bekteshi, Lilaj.