Ballkani pret Trepçën ’89, në një ndeshje ku pikët janë jetike për dy skuadrat – formacionet zyrtare

Ballkani pret Trepçën ’89, në një ndeshje ku pikët janë jetike për dy skuadrat – formacionet zyrtare

Kanë kaluar tri ndeshje dhe Ballkani nuk e ka shijuar fitoren në elitën e futbollit kosovar, raporton Gazeta Enigma.

Dy humbjet dhe një barazim kanë bërë që suharekasit matematikisht të dalin nga gara për titullin e kampionit.

Në anën tjetër ekipi ‘Portokallinj’ janë ende në garë për Evropën dhe për të arritur një gjë të tillë i duhen dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe të shpresojnë në barazimin e Dritës.

Në kuadër të xhiros së 35-të, suharekasit janë nikoqir të Trepçës ’89.

Kjo ndeshje vlen shumë për të dyja skuadrat, pasi pikët tanimë janë jetike për t’i arritur objektivat, vendasit për garat evropiane e mysafirët për qëndrimin në elitë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Luljanovic, Thaqi, Potoku, Berisha, Gashi, Hoxha, Krasniqi, Daku, Kuc, Jashanica, Baftiu.

Trepça ’89: Hyseni, Pllana, Carbonieri, Berisha, Mashau, Dedia, Ard. Muja, Jashari, Nimani, Arb. Muja, Shala.

Related Articles