Scholz: Samiti tregoi se vendet e Ballkanit Perëndimorë janë të gatshëm të bashkëpunojnë

Scholz: Samiti tregoi se vendet e Ballkanit Perëndimorë janë të gatshëm të bashkëpunojnë

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se samiti i sotëm i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë, në kuadër të Procesit të Berlinit, ka treguar se vendet janë të gatshme për bashkëpunim.

Përmes një postimi në Twitter, Scholz tha se tri marrëveshjet e nënshkruara, janë hapa të prekshëm që përmirësojnë jetën e njerëzve në rajon.

“Samiti i sotëm si pjesë e Procesit të Berlinit ka treguar se vendet e Ballkanit Perëndimor janë të gatshëm të bashkëpunojnë. Marrëveshjet e lëvizshmërisë që janë nënshkruar janë një sukses i madh. Janë hapa të prekshëm si këta që përmirësojnë jetën e njerëzve në rajon”, ka shkruar Scholz, transmeton Klankosova.tv.

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan sot tri marrëveshje në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ujditë që u nënshkruan janë ato për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Related Articles