Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha është kthyer në Kosovë pas intervistimit nga Specialja.
Ai atje është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Kthimin e Halitjahës e kanë konfirmuar familjarë të tij përmes rrjeteve sociale.
Ndryshe, sa i përket zhvillimeve në Speciale, vlen të ceket se nesër bëhen 2 vite prej arrestimit të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Deri tash, secila kërkesë e tyre për mbrojtje në liri është refuzuar nga gjykata.