Prishtina është shpallur kampione e Kosovës për edicionin 2020/21. Bardhekaltërit u kurorëzuan me titullin kampoon një xhiro para fundit, pasi ka fituar sot në Gjilan ndaj skuadrës së Ismet Munishit me rezultatin 1-2.
Ndërsa ju rikujtojmë që titulli në kryeqytet është rikthyer pas plotë 8-të viteve, kurse ky titull është i 11-të për skuadrën e Prishtinës. Për këtë është shprehur mjaftë i lumtur futbollisti, Behar Maliqi dhe është deklaruar se ndihet krenar që ka fituar sërish titullin me Prishtinën.
“Është ndjenjë e mirë sa herë që bëhesh kampion. Titujt me Prishtinën janë të veçantë. Gjashtë tituj dhe tani si lojtari më i trofeshëm, është diçka me u bë krenar me këtë”.
“Kjo u arrit pasi kam qenë pjesë e klubeve të mira, bashkëlojtarëve dhe trajnerëve të mirë. Prishtina çdoherë ka hyrë për të gjitha trofetë”, deklaroi Maliqi. Maliqi është futbollisti i cili ka fituar më së shumëti trofe si kampion, dy me Prishtinën dhe dy me Feronikelin, shkruan gazetasheshi.