Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare u mund nga holandezja, Natascha Ausma.
Një waza-ari i hershëm nga Ausma bëri që në fund ta fitonte lojën.
Kuka tentoi deri në momentet e fundit për ta fituar ndeshjen, por nuk ia doli.
Loriana Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, Kuka eliminoi me dy waza-ari xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.
Kujtojmë se të premten, Nora Gjakova arriti të stolisej me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.