Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të fillojnë themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Në një përgjigje ekskluzive për Klan Kosovën thuhet se Asociacioni i Komunave Serbe është obligim ligjor i Kosovës.
“Kjo gjithashtu nënkupton fillimin e menjëhershëm të negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që Asociacioni duhet të krijohet, gjë që e bën themelimin e Asocaicionit obligim ligjor për Kosovën. Dështimi i vazhdueshëm i Kosovës për të zbatuar këtë obligim cenon parimin e sundimit të ligjit dhe dëmton reputacionin dhe kredibilitetin e Kosovës”, thuhet në përgjigje.