Graham Potter ka dalë në mbrojtje të lojtarit të tij, Pierre Emerick Aubameyang.
Rikthimi i Aubameyang në derbin e Londrës, por me fanellën e Chelsea, nuk u prit mirë nga tifozët e Arsenal, e as nga disa lojtarë.
Lidhur me disa skena që ndodhën dje në derbin e Londrës, komente ka dhënë edhe Graham Potter, i cili thotë se ylli i Gabonit ka treguar gjithmonë respekt për ‘Gunners’.
“Ishte vetëm për të futur Armandon (Broja), për të përdorur fuqinë e tij të vrapimit. Ai është një lojtar që po ashtu i besojmë, kështu që ishte pasdite e vështirë për Pierre, por s’kishte të bënte personalisht me të, por me ekipin”, ka thënë Potter.
“Siç e kam thënë më parë, ai ka treguar respekt për Arsenalin, për mua, ai s’ka qenë asnjëherë një problem. Por, është pjesë e vendimeve që duhet merren si trajner”, shtoi tutje trajneri i ‘Bluve’, i pyetur për zëvendësimin e Auba.
Aubameyang nuk ka kaluar aq mirë te Chelsea, që kur u kthye në Premier League, pas aventurës në Barcelonë.