Kush janë më të mirët në Conference League sivjet?

Kush janë më të mirët në Conference League sivjet?

Conference League ka kaluar në fazën e eliminimit direkt, në atë të nokautit e më pas vjen edhe raundi i 16-të, ndërsa deri tash për aq sa është luajtur, janë arritur disa statistika interesante nga klubet dhe futbollistët.

Villarreal, Fiorentina dhe Istanbul Basaksehir janë skuadrat që kanë shënuar më së shumti gola, me nga 14 në total deri tash.

Villarreal poashtu është në vendin e parë edhe për posedim me 63.5%, kurse Fiorentina në përqindje të saktësisë së pasime.

Slavia Praha ka pasur më së shumti tentime, 140 në total.

Në aspektin individual, Dovbyk i Dnipro është shënuesi më i mirë me pesë gola, Kouame i Fiorentinës ka më së shumti asistime, pesë në total.

Odgaard i AZ Alkmaar ka tentuar më së shumti në portë, dhjetë herë, pason Krasniqi i Ballkanit me tetë.

Duarte i Istanbul Basaksehir është më i sakti në pasime me 96.3%.

Related Articles