Armando Broja vazhdon të mbetet njëri prej futbollistëve më të kërkuar kohëve të fundit, sidomos nga ekipet italiane dhe ato angleze.
Para disa ditësh thuhej se blutë e Londrës ishin të interesuar për Rafa Leao dhe ishin të gatshëm t’i ofronin kampionëve të Italisë Armando Brojën dhe sasinë e parave për të plotësuar këtë transferim 120 milionësh.
Por, sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizio Romano, Chelsea ka vendosur që të refuzojë çdo ofertë për bomberin shqiptar, madje as për huazim.
Chelsea e konsideron Brojën si pjesë të projektit të klubit dhe nuk ka ndërmend të largojë sulmuesin shqiptar.