Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhjen e rregullt të radhës.
Në këtë takim të udhëhequr nga kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të bisedohet për Aktivitetet e Sekretariatit të KQZ.
Ndërsa tema kryesore do të jetë njoftimi lidhur me dorëheqjet e zyrtarëve të lartë komunal të zgjedhjeve të komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
Pikë e rendit të ditës është edhe raporti i Këshillave të KQZ-së.