Federata e Futbollit të Kosovës e ka ndryshuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit, kundër Armenisë më 16 nëntor dhe kundër Ishujve Faroe me datë 19.
Toni Domgjoni, futbollisti i Vitesse, është larguar nga lista e në vend të tij është futur Eris Abedini i Winterthurit.
Dy futbollistët tjerë që i janë shtuar listës janë Kreshnik Hajrizi i ekipit Lugano dhe Ermal Krasniqi i FC Ballkanit.