Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Livoq të Gjilanit, ku vetura ka rënë në liqen.
Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar shoferi, i cili dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe një pasagjer që ishte bashkë me të.
“Ju njoftojmë se sot me datën 13.11.2022 rreth orës 05:00 në fshatin Livoq i Epërm komuna Gjilan, ka ndodhur një vet aksident trafiku ku e përfshirë ka qenë një veturë me tabela vendore. Me këtë rast lëndime trupore kane pësuar vozitësi dhe një pasagjer që ishte me të”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjlanit, Ismet Hashani.
Të lënduarit kanë marr ndihmë në emergjencën rajonale në Gjilan.
Nxjerrjen e këtyre personave nga automjeti e kanë bërë ekipi i zjarrfikësve të rajonit të Gjilanit.
Për momentin sipas mjekut kujdestar te lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.