“Mbylle, mbylle”, “Nuk të ka hije, je zëvendëskryeministër”, ishin vetëm disa nga replikat e shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirit, drejtuar zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimit, raporton Gazeta “Enigma”.
“Nuk të ka hije me thanë po rren, se je zëvendëskryeministër, mbylle aty”, i ka thënë Ableard Tahiri.
Tahiri ka kritikuar Kurtin për çështjen e liberalizmit të vizave, me ç’rast i kërkoi atij që ta shkarkoj Liburn Aliun, ndaj të cilët ka të ngritur aktakuzë.
“Pse nuk pe shkarkon Liburn Aliun, heke atë deri të vjen një moment kur Gjykata e jep verdiktin, mos i kontribuo edhe më shumë prishjes së imazhit të vendit. Heke mos e le ma tutje, mos i bo gabimet që i kemi bë na në të kaluarën”, tha tutje ai./Gazeta Enigma.