Presidenti i Trepçës ’89: Është mëkat i madh që Florim Zuka dhe Naser Ramaj janë larguar nga futbolli

Presidenti i Trepçës ’89: Është mëkat i madh që Florim Zuka dhe Naser Ramaj janë larguar nga futbolli

Superliga e Kosovës në futboll po shkon drejt pushimit dimëror, ku ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar në stinorin vjeshtor.

Për ecurinë e kampionatit mbrëmë në emisionin ‘Ekipi A’ është diskutuar për secilin ekip.

Në emision ka qenë i ftuar edhe presidenti i KF Trepcës ’89, Abedin Zeka.

Zeka ka thënë se pagat e futbollistëve në Kosovë janë marramendëse dhe se është mëkat i madh që Florim Zuka i Gjilanit dhe Naser Ramaj i Feronikelit janë larguar nga futbolli.

“Sa janë t’u dhanë paga tek ne kah 7-8 mijë euro janë çmime marramendëse që as në rajon nuk i marrin .Mëkati më i madhi në futbollin tonë është që neve na ikë ‘Tali’ (Florim Zuka), mëkat i madh është edhe ikja e presidentit të Feronikelit, Naser Ramaj. Nëse ikin edhe investitorët e Prishtinës edhe klubeve tjera futbolli do të kthehet përsëri sikurse në kohën e arave”, tha ‘Beki’.

/Gazeta Enigma/

Related Articles