Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me shefin ekzekutiv të Raiffeisenbank International, Johann Strobl.
Ai po ashtu është takuar me shefin ekzekutiv të Kapsch AG, Georg Kapsch.
Kështu ka njoftuar vetë Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
“Diskutime të mira dhe interesante në Austri me CEO i Raiffeisenbank International, Johann Strobl dhe CEO i Kapsch AG, Georg Kapsch. Është kënaqësi të prezantosh Kosovën si një qendër e gjallë demokracie dhe rajonale për investitorët potencialë, veçanërisht për sektorin e TIK dhe financave”.