Pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe me KQZ-në, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.
Lidhur me këtë çështje ka reaguar ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami.
Ai doli me një analizë se çfarë ndodh nëse dështon organizimi i këtyre zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit, teksa pati disa fjalë edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe shefen e shtetit, Vjosa Osmani.
“Nëse Kosova nuk mund të organizojë zgjedhje në veri më 18 dhjetor, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti do t’ia dhurojnë Serbisë fitoren e radhës”, shkroi ai në Facebook.