Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë lëshuar mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit për shkak të ofendimeve të Mimoza Kusari-Lila nga LVV-, thotë ai, raporton Gazeta “Enigma”.
Ofendimet, siç thotë Tahiri ndodhën për ta larguar vëmendjen nga pagesa e energjisë elektrike në veri të vendit, që ndodhi muajin e kaluar.
“Sot, bashkë me Bedri Hamzën lëshuam mbledhjen e kryesisë së Kuvendit për shkak të ofendimeve që vijnë nga grupi më i madh parlamentar nga shefja e grupit më të madh parlamentar znj.Kusari-Lila, që përfaqëson LVV-në. Pra një frymë e njejtë po vazhdon ashtu sic ishte në seancën e javës se kaluar, ku ky pushtet po tenton me ndal fjalën e deputetëve të opozitës dhe mos mi trajtu agjendat tona si parti opozitare.
“E fundit është zonja Kusari që ka deficite të mëdha morale e çfarëdo qofshin ato për me u quajt deputetët e opozitës si deputetë që më shumë ngjasojnë me banda sesa me parti opozitare”, tha Tahiri./Gazeta Enigma.