Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri, të përfshirë 11 persona

Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri, të përfshirë 11 persona

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e Krimeve të Rënda.

Si rezultatet, Prokuroria Speciale ka shënjestruar një rast të ri me njëmbëdhjetë persona të dyshuar për dy vepra të ndryshme penale.

Prokuroria ka bërë të ditur se rasti është koduar me emërtimin “Reflektori”.

“Prokuroria Speciale njofton se rasti i shënjestruar është i koduar me emrin Reflektori, ku janë të përfshirë njëmbëdhjetë (11) persona, për veprën penale ’Blerja, posedimi, shpëlarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së, si dhe për veprën penale ’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armeve’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Related Articles