Kupa e Kosovës: Delegohen gjyqtarët, ja kush i gjykon ndeshjet interesante të 1/16 e Finales

<strong>Kupa e Kosovës: Delegohen gjyqtarët, ja kush i gjykon ndeshjet interesante të 1/16 e Finales</strong>

Futbolli kosovar vazhdon ditën e enjte ku priten të zhvillohet ndeshjet e Kupës së Kosovës në kuadër të rrethit 1/16 e Finales.

Tashmë është bërë edhe delegimi i gjyqtarëve të cilët do t’i drejtojnë këto sfida, raporton Gazeta Enigma.

Trepça dhe Gjilani do të luajnë në Gjilan dhe këtë ballafaqim do ta drejtoj Bardh Ajeti me asistentët Fatbardh Rrahimi dhe Valon Mustafa.

Ballafaqimin tjetër interesant mes Trepçës ’89 dhe Kikës së Hogoshtit do ta gjykoj Mentor Ajeti me asistentët Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova.

Më poshtë Gazeta Enigma ua sjellë delegimet e plota të këtij rrethi:

Related Articles