Ka përfunduar fraksioni i parë i lojës në miqësoren ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Kombëtares së Italisë.
Kampionët në fuqi të Evropës po avancojnë 1:2 në stadiumin “Air Albania” ndaj të përzgjedhurve të trajnerit Edi Reja/
Shqipëria ishte e para që kaloi në avantazh me futbollistin nga Kosova, Ardian Ismajlin që zhbllokoi shifrat pas shënimit me kokë.
Italia u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë me Di Lorenzon që barazoi shifrat. Përmbysjen për Italinë e solli Grifo në minutën e 25-të pas një gabimi nga mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.