Kombëtarja shqiptare e futbollit ka pësuar disfatë në ndeshjen miqësore kundër Italisë.
“Kuqezinjtë” e Edi Rejës humbën 1:3 nga Italia, ndonëse ishin të parët që kaluan në avantazh në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Futbollistin nga Kosova, Ardian Ismajlin që zhbllokoi shifrat pas shënimit me kokë.
Italia u kundërpërgjigj vetëm katër minuta më vonë me Di Lorenzon që barazoi shifrat. Përmbysjen për Italinë e solli Grifo në minutën e 25-të pas një gabimi nga mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla.
Kampionët në fuqi të Evropës e vazhduan dominimin edhe në pjesën e dytë me ç’rast realizuan edhe një herë tjetër përmes Grifon që vulosi epilogun final të këtij takimi.