Cristiano Ronaldo do të ishte i lumtur nëse Arsenali shpallet kampion në Premierligë këtë sezon.
Së fundmi u publikuan edhe disa pjesë nga intervista e portugezit me Piers Morgan në “Talk TV”.
Mes tjerash në këtë intervistë Ronaldo u pyet edhe nëse do të dëshironte ta shihte Arsenalin të ngrinte titullin këtë sezon.
“Nëse Manchester United nuk e fiton titullin në Premierligë, do të isha i lumtur nëse këtë e bën Arsenali”, tha pesë herë fituesi i “Topit të Artë”.
“Më pëlqen skuadra. Më pëlqen trajneri. Mendoj se ata kanë një ekip të mirë”, shtoi Ronaldo.
Kujtojmë se Arsenali hyri në pauzën e Kupës së Botës si lider në tabelë, me 37 pikë të grumbulluara pas 14 xhirove.
“Topçinjtë” kanë pesë pikë më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City, që renditet i dyti.
Sa i përket Manchester Unitedit, kjo skuadër renditet e pesta në tabelë me 26 pikë.