Situata në veri, Spahiu: Ta shohim tash kush është më e forta, Policia e Kosovës apo bandat e Vuçiqit

Situata në veri, Spahiu: Ta shohim tash kush është më e forta, Policia e Kosovës apo bandat e Vuçiqit

Se mund të ketë përshkallëzim të situatës pas datës 21 nëntor e thonë edhe analistët politik.

“Sigurisht se mundet me pas përshkallëzim të mëtutjeshëm, të shohim sepse kjo është një betejë e hapur të shohim tash kush është më e forta Policia e Kosovës apo bandat e Vuçiqit. Ne po shkojmë drejt një ballafaqimi ku duhet të ballafaqohemi me realitetin, nuk mund t’i ikim gjithmonë realitetit”, ka thënë analisti politik, Nexhmedin Spahiu për Front Online.

Spahiu, thotë se pavarësisht kësaj Policia e Kosovës është duke e mbajtur situatën nën kontroll.

Sipas tij, ndërkombëtarët po i bëjnë kërkesë edhe Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës, por se kjo nuk po ndodhë

“Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë në rregull që është, ata kanë kërkesa edhe prej Qeverisë së Serbisë që me njoftë pavarësinë e Kosovës por Serbia nuk po e njeh pavarësinë e Kosovës, përkundër kërkesës shumë më këmbëngulëse e kërcënuese të partnerëve ndërkombëtar”, ka shtuar ai.

Related Articles