Në Qendrën Korrektuese të Dubravës të enjten një i burgosur ka lënduar dhe ka tentuar t’i vrasë dy të tjerë.
I dyshuari e ka pranuar se i ka sulmuar.
Të tre vuajnë dënime në këtë qendër.
“Raportohet se në Qendrën Korrektuese Dubravë, i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprat e lart-cekura (Lëndim i lehtë trupor dhe vrasje në tentativë). I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se i ka sulmuar dy viktimat. I dyshuari dhe viktimat janë në vuajtje të dënimeve në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”.