Gjatë konferencës për shtyp për prezantimin e Kupës së Botës në Katar, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino foli për shumë çështje që janë kthyer në një problem serioz të këtij Botërori, përfshirë këtu edhe kushtet e punës në vendin organizator.
Infantino, e ka akuzuar Perëndimin për “hipokrizi” në raportimin e tij për të drejtat e njeriut në Katar në prag të Kupës së Botës.
Në një monolog të jashtëzakonshëm në një konferencë shtypi në Doha, Infantino foli për gati një orë dhe bëri një mbrojtje pasionante të Katarit dhe turneut, raportoi BBC.
Ngjarja është lënë në hije nga çështjet në Katar, duke përfshirë vdekjet e punëtorëve migrantë dhe trajtimin e personave LGBT.
Infantino e hapi konferencën duke thënë: “Sot kam ndjenja të forta. Sot ndihem Katari, ndihem arab, ndihem afrikan, ndihem homoseksual, ndihem i paaftë, ndihem punëtor migrant”.
Në shkurt 2021, Guardiani tha se 6,500 punëtorë migrantë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kishin vdekur.
Megjithatë, qeveria e Katarit tha se totali ishte mashtrim, sepse jo të gjitha vdekjet e regjistruara ishin të njerëzve që punonin në projekte të lidhura me Kupën e Botës.
Infantino shtoi: “Jam evropian. Për çka kemi bërë për 3000 vjet në mbarë botën, ne do të duhet të kërkojmë falje për 3000 vjetët e ardhshme para se të japim leksione morali”.
“Nëse Evropa vërtet interesohet për fatin e këtyre njerëzve, ata mund të krijojnë kanale ligjore – siç bëri Katari – ku një numër i këtyre punëtorëve mund të vijnë në Evropë të punojnë. Jepuni atyre të ardhme, pak shpresë.
“E kam të vështirë ta kuptoj kritikën. Duhet të investojmë në dhënien e ndihmës për këta njerëz, në edukim dhe t’u japim një të ardhme më të mirë dhe më shumë shpresë. Ne duhet të gjithë të edukojmë veten, shumë gjëra nuk janë perfekte por reforma dhe ndryshimi merr kohë”.
“Ky mësim i njëanshëm moral është thjesht hipokrizi. Pyes veten pse askush nuk e njeh përparimin e bërë këtu që nga viti 2016”.
“Katari është gati, do të jetë Kupa e Botës më e mirë ndonjëherë. Nuk kam nevojë ta mbroj Katarin, ata mund ta mbrojnë veten. Unë e mbroj futbollin”.