Oficerët korrektues parandalojnë kontrabandën në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Oficerët korrektues parandalojnë kontrabandën në <strong>Qendrën Korrektuese të Dubravës</strong>

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës.

Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futen brenda qendrës dy fishekë.

Sipas njoftimit, i burgosuri për të cilin kanë qenë të dedikuara rrobat është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa për familjarin e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.

“Aktualisht në Qendrën Korrektuese të Dubravës oficerët korrektues janë duke bërë kontrollë gjenerale dhe shumë shpejt do të dilet me një raport përfundimtar”, njoftoi Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”.

Related Articles