Anglia shënon edhe dy gola në fund të pjesës së parë, po e demolon Iranin

Anglia shënon edhe dy gola në fund të pjesës së parë, po e demolon Iranin

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e Grupit B në Kupën e Botës ndërmjet Kombëtares së Anglisë dhe asaj të Iranit.

“Tre Luanët” janë në avantazh 3:0 pas 45 minutave të para ndaj Iranit në stadiumin “Khalifa International Stadium”.

Gjyqtari kryesor i përballjes dha 14 minuta lojë shtesë në pjesën e parë, për shkak të një lëndimi të rëndë të portierit iranian që u desh të zëvendësohej.

Ai u përplas kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij. Ndodhi ajo në minutën e tetë.

Related Articles