Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se ka folur me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, pasi Kosova dhe Serbia nuk arritën marrëveshje në Bruksel.
Ai tha se janë të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave.
Sipas tij, tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike.
“Përshkallëzimi duhet të shmanget. NATO_KFOR mbetet vigjilent”, shkroi ai në Twitter.
Spoke to @JosepBorrellF. We are disappointed that it was not possible to solve the licence plate dispute. Now is the time for responsibility & pragmatic solutions. Escalation must be avoided. @NATO_KFOR remains vigilant.— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) November 21, 2022