Policia dhe xhandarmëria serbe kanë nisur aksion të gjerë në rajonin e Suboticës dhe Horgoshit, në zonën kufitare me Hungarinë, ku sipas raportimeve janë kapur edhe armë.
Përveç armëve, tek emigrantët thuhet është gjetur edhe një kapelë me stemën e UÇK-së dhe me ngjyra ushtarake kamuflazhi.
Se kjo ishte e inskenuar, tregon edhe fakti se në momentin e gjetjes së kapelës më stemën e UÇK-së aty ka shkuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Bratislav Gashiq, i cili para së emërohej ministër një muaj më parë, ka qenë shef i BIA-s, shërbimit informativ serb.
Në fotografitë e publikuara nga mediat serbe, Gashiq shihet duke e mbajtur kapelën e UÇK-së.
Mbrëmjen e kaluar në pjesën kufitare ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë ka pasur të shtëna armësh ndërmjet emigrantëve dhe policisë serbe.