Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
Ai është shprehur se është detyrë kombëtare që shqiptarët të bëhen popull lider në Ballkan.
Tutje, ai u shpreh se duhet të jemi më të bashkuar dhe më zhvilluar.
“E kemi detyrë kombëtare, fal gjithë sakrificës që të punojmë dhe ta gjejmë rrugën që si njëri ndër popujt më të vjetër në Ballkan, të bëhemi popull lider në Ballkan, duket të jemi më të bashkuar, më të mirë, më të zhvilluar, më të përparuar dhe ta duam njëri-tjetrin më shumë. Këtë ua kemi borxh të gjithë atyre që kanë dhënë për Shqipërinë, shqiptarinë e Kosovën. Zoti e bekoftë Kosovën e Shqipërinë, Zoti e bekoftë këtë komb të bekuar”, u shpreh ai.