Guardia di Finanza: Konfiskimi i kokainës në Kosovë, pritej fitimi mbi 100 milionë euro

Guardia di Finanza: Konfiskimi i kokainës në Kosovë, pritej fitimi mbi 100 milionë euro

Pas konfiskimit me mbi 400 kilogramë kokainë në Kosovë ka reaguar dhe pala italiane, konkretisht Guardia di Finanza Comando Provinciale Reggio Calabria (GDF).

Në njoftimin e tyre shpjegohet si janë kapur 400 kg kokainë në Kosovë, e cila kishte kaluar nga Porti i Durrësit.

Sipas saj janë ndaluar 25 persona dhe 7 prej tyre janë arrestuar si të përfshirë  në trafikimin e kësaj sasie.

“Droga, nëse shitet me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës, do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi 100 milionë euro”, shkruhet në deklaratën zyrtare të GDF-së.

Ngarkesa e paligjshme u identifikua përmes skanimit me rreze X, të kryera me pajisje të sofistikuara në portin e Gioia Tauro, të një kontejneri në tranzit nga porti i Brazilit dhe që i drejtohej një kompanie me qendër në Lipjan të Kosovës.

Për të identifikuar autorët e trafikut masiv të paligjshëm, Prokuroria italiane, urdhëroi lejimin e sasisë së kokainës.

Kështu në bashkëpunim me Prokurorinë e Kosovës dhe atë shqiptare, sasia e madhe e kokainë u la që të dërgohej në destinacion.

Ndër të tjera në deklaratën e saj thuhet se  gjatë kontrollit në disa lokacione tjera janë gjetur dhe sekuestruar: dy revole një TT dhe tjetra me gas, 50 copë fishekë të cal. 7.62 mm, 25925 € para kesh, 200 denar MK, një veturë, 6 telefona celular, 6 PC, dy llap top, katër DVR dhe një Hard Disc.

Related Articles