Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, lidhur me situatën në veri.
Haradinaj në interpelancën e thirrur nga partia e tij, i bëri disa pyetje Kurtit lidhur me gjendjen në veri.
“Pse kryeministër e ke refuzuar kërkesën amerikane për pezullim deri në marrëveshje?” – pyeti Haradinaj.
“A është kjo arsyeja se kur ke shkuar në Bruksel, nuk ke folur më për marrëveshjen finale ashtu siç the ti por ke folur për tabela. Mos ta kishe refuzuar këtë kërkesë, a e di ti a kishte guxuar që Vuçiqi të i urdhërojë serbët që t’i lëshojnë institucionet? Apo kishe folur për marrëveshjen finale?”.
“Tani po të pyes, si do ta kthesh normalitetin në veri? Ti dhe demagogët e tu e këta këtu, apo do të shkosh dhe do ta negociosh me Serbinë normalitetin në veri?” – tha ai.