Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Kurti, i cili tha se Vetëvendosje, qëndrimin për dialogun e ka ndërruar qysh në vitin 2014 në marrëveshjen e VLAN-it.
Sipas Gashit, LDK e ka “edukuar” kryeministrin Kurti në këtë drejtim.
“LDK ka dhënë kontribut në edukimin e kryeministrit, pajtohem. Edhe kur i hapke krahtë bërtitke “amelika, Amelika, Gleneli”, thojke në këtë vend nuk i shtrihna Amerikës, me gjuhë të papranueshme, kryeministri po shndërrohet në fatkeqësi për vendin, sepse paaftësia e tij po e shkatërron mënyrën se si e kemi ndërtu këtë shtet”, tha Gashi.
“Kryeministri s’dha përgjigje që nëse plani franko-gjerman është marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme për të dy palët”, tha ai.