Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar pas vrasjes së gruas 35 vjeçare e cila ishte në javën e fundit të shtatzënisë.
Ai ka thënë se është i tmerruar nga një rast i tillë, duke thënë se një ngjarje e tillë është e papranueshme.
Szunyog ka thënë se ky është rasti i dytë i vrasjes ku viktima është grua, dhe e gjithë kjo po ndodh brenda pak ditësh.
“Jam tmerruar nga vrasja e e mbrëshme e një gruaje dhe fëmijës së saj të palindur.Ajo ishte gruaja e dytë e vrarë që nga fillimi i fushatës 16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës ndaj grave.Kjo është e papranueshme!
Ngushëllimet e mia për familjet dhe mbështetjen e plotë për marshin e organizuar sot nga OSHC-të e grave”, ka shkruar shefi i Zyrës së BE-së.