Roberto Martinez e ka përjetuar keq eliminimin nga Kupa e Botës Katar 2022 dhe ka dhënë dorëheqjen pas barazimit 0-0 ndaj Kroacisë, pasi ky rezultat i eliminoi gara.
Martinez mori drejtimin e Belgjikës prej gushtit të vitit 2016, ku pas gjashtë vitesh suksesi më i madh ishte vendi i tretë në Rusi 2018.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Kombëtares. I dhashë lamtumirën lojtarëve dhe stafit”.
“Sot ne ishim përsëri vetvetja, por nuk është kurrë e lehtë të fitosh një ndeshje në një Kupë Bote. Ndeshjen e parë kundër Kanadasë ne e fituam, por nuk ishim vetvetja. Më pas humbëm me meritë ndeshjen e dytë kundër Marokut. Nuk ishim gati për atë sfidë”.
“Sot krijuam shumë raste, por nuk shënuam dot. Nuk kam pengje, largohemi nga Kupa e Botës me kokën lart”, ka thënë Roberto Martinez
Roberto Martinez has announced that he will step down as Belgium's national team manager. pic.twitter.com/QHqIuaPYUH— ESPN FC (@ESPNFC) December 1, 2022
Spanjolli nuk arriti të fitonte dot asnjë trofe të rëndësishëm, edhe pse kishte prej vitesh një brez të shkëlqyer lojtarësh.
49-vjeçari bëhet trajneri i dytë që jep dorëheqjen në Katar 2022 pas argjentinasit Tata Martino.