Aktivistet feministe Neri Ferizi dhe Anita Mjeku janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria pas protestës së djeshme kundër vrasjes së grave që u mbajt në Prishtinë.
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se pushteti në vend se të jap përgjegjësi për mos mbrojtjen e grave, po ” tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe”.
“Dy aktivistet ende mbahen padrejtësisht në paraburgim, sepse protestuan me të drejtë kundër vrasjes së grave. Pushteti i cili kontrollon gjithçka, në vend se të japë përgjegjësi për mosmbrojtjen e grave dhe vajzave, nëpërmjet shembujve të tillë, tenton të disiplinojë këdo që mendon ndryshe!”, shkruan ajo.