Zvicra ka mposhtur sërish serbinë me rezultat 3-2 për të treguar forcën dhe për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Vetëm pas 20 minutave lojë erdhi goli i parë në ndeshje, kur Djibril Sow asistoi te Xherdan Shaqiri i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 0-1.
Serbët arritën të rikthehen në lojë, kur shënuan dy gola në minutat 26 e 35 për 2-1.
Por gëzimi i tyre zgjati shumë pak, pasi një minutë para fundit të pjesës së parë Zvicra barazoi shifrat në 2-2.
Ishte një aksion i bukur me Widmer që asistoi për mrekulli te Breel Embolo që realizoi për 2-2 nga afërsia.
Me rezultatin baras përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Reklama
Zvicra e ka nisi për mrekulli pjesën e dytë, kur vetëm pas tre minutave lojë rikthyen epërsinë.
Ka qenë një aksion spektakolar i zviceranëve i nisur pikërisht nga ylli i madh kosovar, Xherdan Shaqiri.
Gjilanasi harkoi bukur në zonë te Vargas i cili me thembër asistoi te Remo Freuler i cili realizoi për 3-2.
Gola më nuk pati në këtë sfidë, por tensionet nuk munguan në disa momente të ndryshme deri në fund.
Gjithsesi Zvicra arriti ta menaxhoj mirë ndeshjen dhe mori fitoren për të kaluar në 1/8 e finales në Kupën e Botës, pasi del nga Grupi me gjashtë pikë nga pozita e dytë.
Reklama
Në rrethin tjetër Zvicra do të përballet me Portugalinë në 1/8 e finales në Kupën e Botës, derisa serbia do të kthehet në shtëpi pasi nuk ka lënë asnjë gjurmë në Katar.