Mot kryesisht me vranësira parashihet për fundjavë, por se nuk mungojnë edhe intervale me diell ditën e shtunë, derisa ditën e diel kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu.
Vranësirat mbeten dominante edhe përgjatë fillimit të javës vijuese, ndërsa kushte për shi paraqiten sërish ditën e mërkurë.
Në aspektin termik temperaturat do të jenë në rritje, ndjeshëm mbi vlerat mesatare për këtë periudhë kohore, njofton Prishtina Weather.
Cilësia e ajrit shënon një përmirësim ditën e diel, me qarkullim më të mirë ajror që edhe shpërndanë ndotësit ajror.