Televizioni zviceran pyet nëse mund të dënohet Xhaka

Televizioni zviceran pyet nëse mund të dënohet Xhaka

Transmetuesi zviceran, SRF, ka bërë një shkrim duke pyetur nëse Granit Xhaka mund të dënohet nga FIFA për veprimin ndaj Serbisë.

Pasi u provokua nga banka serbe, në mesin e pjesës së dytë, Xhaka, është kapur mes këmbësh, ndërsa një veprim të tillë në pjesën e parë e kishte bërë edhe futbollisti serb, Dushan Vlahoviq.

Xhaka është provokuar gjatë tërë ndeshjes nga serbët, ndërsa një rrëmujë rreth tij u bë edhe në minutat e fundit të ndeshjes.

Selektori Murat Yakin i ka dalë në mbrojtje Xhakës, ndërsa në favor të tij shkon fakti se lojtarët serbë që ishin në bankë, e kanë kaluar vijën dhe janë futur në fushë me synim për ta sulmuar.

Eksperti i televizionit SRF, Beni Huggel, shpreson që veprimi të jetë pa pasoja.

“Ishte një skenë e panevojshme. Emocionet janë të kuptueshme, nuk duhet të gjykohet në aspektin moral, është gjë që mund të ndodhë. Por nëse ka pasoja për të dhe për ekipin, atëherë është budallallëk”, ka thënë Huggel.

Sipas SRF-së është ende e paqartë nëse FIFA do të inicoi procedurë disiplinore.

Related Articles