Krasniqi kritikon qeverinë Kurti: Duhet mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar

Krasniqi kritikon qeverinë Kurti: Duhet mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar do të avokojnë për mobilizim institucional e shoqëror në përkrahjen për dinjitet, të drejta të barabarta dhe përmirësim të mirëqenies së kësaj kategorie.

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qeveria Kurti projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja.

“Në vend të kësaj, fatkeqësisht në Kosovë, nevojat e këtyre personave janë lënë anash. Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i PDK-së gjithashtu tha se integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore, duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.

“Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës”, ka shkruar ndër të tjera, Krasniqi në Facebook. 

Related Articles