Asamblisti i LVV-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”.
Lajmin e ka bërë vet të ditur Mujka, derisa ka thënë se është koha për një për një udhëtim të ri.
“Çdo udhëtim ka fillimin, itinerarin dhe fundin e tij. Nga secili udhëtim kam fituar njohuri, eksperienca dhe miq të ri. Gjërat e këqija të përjetuara gjatë rrugëtimit hudhen pas shpine”, ka shkruar Mujka në Facebook.
Ai ka thënë se ndërmarrja “Ibër – Lepenc” është tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.
“Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve”, ka shkruar tutje Mujka.
Në vendimin e shpërndarë nga Mujka, thuhet se mandati fillon nga 6 dhjetori i këtij viti dhe përfundon pas tri viteve, por e ka opsionin e vazhdimit.