hamat e zyrës së KQZ-së në Mitrovicën e Veriut janë thyer nga persona të panjohur, disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri.
Zyra e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut është sulmuar nga persona të panjohur mbrëmjen e së hënës së pesë dhjetorit.
Ekipi i RTV Dukagjinit i cili po qëndron në terren, ka raportuar se dritaret e kësaj zyreje janë thyer.
Sipas banorëve të asaj pjese, disa persona janë munduar që t’i vënë flakën.